Formacionet zyrtare: Itali – Austri

Janë publikuar formacionet zyrtare të Itali-Austri, ndeshje e vlefshme për 1/8-at e Euro 2020.

Asnjë surprizë në foamcionin e Italisë. Verratti konfirmohet nga minuta e parë pas rikthimit nga dëmtimi në ndeshjen e fundit të fazës me grupe kundër Uellsit.

Locatelli, i cili shënoi dy gola kundër Zvicrës, do ta nisë nga stoli, Acerbi do të marrë vendin e të dëmtuarit Chiellini në mbrojtje.

Asnjë ndryshim as tek Austria. Trajneri Foda do të hedhë në fushë të njëjtën skuadër që mundi Ukrainën.

Formacionet zyrtare

Italia (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Acerbi, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Berardi, Immobile, Insigne.

Austria (4-2-3-1): Bachmann; Laoner, Dragovic, Hinteregger, Alaba; Schlager, Laimer; Baumgartner, Grillitsch, Sabitzer; Arnautovic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here