Inter tërhiqet, Milan transferon yllin e Barcelonës!

Duket se Milani do i kthejë reston skuadrës së Interit pasi kjo e fundit arriti ta transferojë me parametra 0 mesfushorin turk, Hakan Calhanoglu.

Tashmë Paolo Maldini është gati të mposhtë Beppe Marottan në merkato, kësaj rradhe për një futbollist të skuadrës së Barcelonës.

Bëhet fjalë për Junior Firpon, i cili po kalon javët e fundit si futbollist i skuadrës katalanase.

Interi ka shumë muaj që ishte në garë për të por duket se në fund triumfuese do të dalë skuadra e Rossonerëve e cila është pranë blerjes së tij.

Milan po kërkon huazimin e tij për një sezon dhe pastaj të ketë të drejtë blerjeje për një shifër që sillet diku tek 15 milionë eurot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here