Agnelli hap thesin, Juventus ka gati tre super goditje për merkaton e verës.
Me rikthimin e Massimiliano Allegrit në stolin e Juventusit, priten ndryshime të mëdha në skuadër.
Allegri ka filluar të punojë për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe ka piketuar disa përforcime për merkaton e verës.
Don Balon, raporton se revolucioni do të fillojë nga vija e portës dhe Allegri ia ka kërkuar Agnellit transferimin e Lenos nga Arsenali. Për shërbimet e gjermanit Juventus do të duhet të paguaj 20 milionë euro.
Për vijën e mesfushës Allegri synon rikthimin e Miralem Pjanic nga Barcelona, ndërsa për shërbimet e boshnjakut Juventus do të paguaj 40 milionë euro.
Për vijën e sulmit Allegri synon transferimin e njërit nga dyshja Dembele-Jesus. Braziliani është favorit për tu transferuar te Zonja e Vjetër pas lëndimit të Dembeles në Europian, ndërsa për kartonin e 25-vjeçarit Juventus do të paguaj 50 milionë euro.