Shkëmbim spektakolar: Mauro Icardi rikthehet në Serie A

Gati shkëmbimi i verës, Mauro Icardi rikthehet në Serie A!

Ish-sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, mund të rikthehet në Itali gjatë kësaj vere falë një super shkëmbimi.

Icardi ka kontratë me PSG deri në vitin 2024, mirëpo Parisienët janë të gatshëm ta shesin argjentinasin, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Pochettinos.

Nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Juventusi, ndërsa SportMediaset, raporton se Biankonerët kanë gati madje edhe ofertën për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit.

Juventus do t’ia ofrojë Parisienëve kartonin e njërit nga dyshja Cristiano Ronaldo apo Arthur Melo.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe mbetet ta shohim se cilin nga dyshja e Juventusit do ta zgjedh PSG për ta lënë të lirë Icardin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here