E bujshme: Brozovic largohet nga Interi, por jo nga Serie A

Brozovic te rivalët e Interit!

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic nuk ka gjetur ende gjuhën e përbashkët me Neroaxurët për rinovimin e kontratës.

Kroatit i skadon kontrata me Interin vitin e ardhshëm dhe nga Janari ai do të jetë i lirë të negocijojë me skuadrat e interesuara.

Calcio Mercato, raporton se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventus. Allegri ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Brozovic.

Juventus do të tentojë afrimin e Brozovic gjatë kësaj vere për një shifër prej 30 milionë eurove, por në rast se Inter refuzon ta lërë të lirë, Biankonerët do të hidhen në sulm në merkaton e janarit për të siguruar shërbimet e tij me parametra zero.

Brozovic ka luajtur 42 ndeshje me Interin në sezonin e fundit dhe ka realizuar 2 gola si dhe 7 asistime, duke ndihmuar kështu Neroaxurët ta fitojnë titullin në Serie A.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here