Marrëveshja është arritur: Edinson Cavani rikthehet në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Edinson Cavani rikthehet në Serie A!

Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani mund të rikthehet në Itali gjatë kësaj vere, raporton Calcio Mercato.

Uruguaiani edhe pse 34-vjeç shkëlqeu me Unitedin sezonin e fundit duke realizuar 17 gola në 39 ndeshje me Djajtë e Kuq.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Edinson Cavani ka arritur marrëveshje personale me Romën.

Giallorosët e shohin Cavanin si përforcimin ideal për vijën e sulmit, pasiqë Dzeko pritet të largohet nga Olimpico.

Cavani ka kontratë me United deri në vitin 2022 dhe Roma do të paguaj 5 milionë euro për kartonin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here