Shkëlqeu në Europian: Renato Sanches te gjiganti italian

Renato Sanches transferohet në Serie A!

Mesfushori portugez, Renato Sanches, është rikthyer në shënjestrën e gjigantëve europian pas një sezoni fantastik me Lille dhe paraqitjeve mbreslënëse me Portugalinë në Europian.

Sanches ka luajtur 29 ndeshje me Lille sezonin e kaluar duke realizuar një gol dhe katër asistime, duke u shpallur kampion.

Pas aventurës së dështuar te Bayerni, Sanches e ka gjetur formën e duhur te Lille, e dëshmi për këtë ishin paraqitjet fantastike me Portugalinë.

Calcio Mercato, raporton se Juventus synon transferimin e Sanches gjatë kësaj vere dhe është Allegri ai i cili ia ka kërkuar Agnellit afrimin e portugezit.

Vija e mesfushës është pika më e dobët e Juventusit dhe Allegri beson se Sanches është përforcimi i duhur.

Sanches ka kontratë me Lille deri në vitin 2023, ndërsa për shërbimet e tij Juventus do të duhet të ofrojë më së paku 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here