Siç raporton e përditshmja madrilene Marca, Barcelona është duke bërë gati një ofertë dy vjeçare për mbrojtësin e tyre të djathtë, Sergi Roberto.
Blaugranat janë shprehur të hapur për të dëgjuar ofertat që do të vijnë në drejtim të 29 vjeçarit mirëpo nga ana tjetër nuk dëshirojnë që ai të largohet me parametra 0 verën e ardhshme.
Vetë dëshira e futbollistit është që të qëndrojë në Camp Nou edhe pse sezonin e kaluar hapësirat ishin të pakta për të.