Bayern Munich ka caktuar çmimin për shërbimet e francezit Kingsley Coman, raporton BILD.
Manchester United dhe Liverpool kanë qenë shumë të përfolura për një transferim të mundshëm të 25 vjeçarit i cili tashmë ka një vlerë rreth 90 milionë euro.
Megjithatë Coman mendon se një marrëveshje me një shifër të tillë është e pamundur për tu arritur në këtë krizë financiare dhe do të kërkojë që ta çojë deri në fund kontratën që i skadon në 2023.