Fabio Paratici mund të jetë larguar nga Juventusi për tek Tottenham mirëpo nuk ka larguar aspak vëmendjen e tij nga Italia.
Italiani tashmë është në kërkim të një mbrojtësi kualitativ për skuadrën londineze dhe e ka gjetur emrin e duhur pikërisht tek Interi.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin sllovak, Milan Skriniar i cili ka shumë mundësi të largohet nga Milano gjatë kësaj vere për shkak të problemeve financiare të skuadrës zikaltër.
Për Inzaghin ai është një emër i rëndësishëm mirëpo nëse vjen oferta e duhur atëherë largimi i tij do të jetë i pashmangshëm.
Kampioni i Italisë ka kërkuar 60 milionë euro për të filluar negociatat, ofertë kjo që pritet të pranohet nga Tottenham gjatë ditëve të ardhshme.