Ofertë monstruoze: Locatelli lë Sassuolon por jo për Juventusin!

Kur të gjithë prisnin transferimin e Manuel Locatellit tek skuadra e Juventusit, tashmë bisedimet kanë marrë një kahje komplet të kundërt.

Manuel Locatelli ka tërhequr interesin e disa skuadrave të mëdha europiane të cilat janë të gatshme të ofrojnë shifra më të mëdha sesa Juventusi.

La Gazzetta dello Sport raporton që Paris Saint Germain, Real Madrid dhe Manchester City kanë shfaqur interesim për mesfushorin italian dhe ofertat pritet të kapërcejnë vlerën e 40 milionë eurove që Sassuolo po kërkon.

Ndërkohë që Juventus ka ofruar 30 milionë duke bërë kështu që ajo të dalë nga loja për shkak se Sassuolo do e shesë atë tek skuadra që do të ofrojë më shumë.

Vetë futbollisti nuk e ka përjashtuar mundësinë që të luajë jashtë Italisë prej sezonit të ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here