Milan është duke bërë gati një shkëmbim shumë të rëndësishëm me skuadrën e Atalantas.
Bëhet fjalë pikërisht për sllovenin Josip Ilicic i cili tash e sa kohë po kërkohet nga drejtuesit e Rossonerëve.
Maldini dhe Massara janë të vendosur për ti ofruar Stefano Piolit të gjithë përforcimet e nevojshme për të triumfuar në sezonin e ardhshëm.
I vlerësuar rreth 10 milionë euro, Ilicic sezonin e kaluar shënoi 11 gola dhe asistoi 7 herë për Atalantan e cila ditëve të fundit siç raporton Tuttosport ka shfaqur interesim për shërbimet e Tommaso Pobega.
Futbollisti nën pronësinë e Milanit aktualisht është pjesë e Spezias dhe do të përdoret për të sjellur sllovenin në San Siro.