Goditje surprizë: Lucas Torreira te gjiganti italian

Lucas Torreira rikthehet në Serie A!

Mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira është rikthyer në Emirates pas huazimit për një sezon te Atletico Madrid.

Mesfushori uruguaian nuk ka arritur të bind Colchoneros për ta blerë kartonin e tij dhe Topçinjtë janë të gatshëm ta huazojnë përsëri 25-vjeçarin.

E përditshmja italiane La Repubblica, raporton se Arsenali ia ka ofruar Milanit huazimin e Torreiras me opsion blerjeje.

Rosonerët nuk ia kanë mbyllur derën këtij operacioni dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Torreira do të ishte një përforcim ideal për vijën e mesfushës, pasiqë Meite është rikthyer te Torino.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here