Punë e kryer: Sarri siguron goditjen e parë te Lazio

Një shqiptar është blerja e parë e epokës “Sarri” te Lazio.

Mbrojtësi ynë kuqezi është lojtari më i përdorur nga trajneri toskan në karrierën e tij. Së bashku ata kanë qenë tek Empoli, pastaj te Napoli.

Po së bashku duan të përjetojnë aventurën bardhekaltër. Kryeqytetasit, në këtë seancë tregu kanë mbyllur marrëveshjen për Kamenovic, por akordi u arrit në janar, kur Inzaghi ishte ende në stolin e romakëve.

Prandaj Hysaj do të jetë blerja e parë, e vërtetë, e epokës së Sarrit. Shqiptari ishte lojtari i parë i kërkuar nga ai.

Të enjten do të ketë një takim midis agjentit të lojtarit (Mario Giuffredi) dhe klubit kryeqytetas. Sidoqoftë, tashmë ka një marrëveshje midis palëve: Anësori shqiptar do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare, me 1.8 milionë euro në sezon. Ai është në gjendje të luajë si i djathtë dhe i majtë në mbrojtjen me 4 vetë. Hysaj do të arrijë si transferim i lirë, pasi e mbyll kontratën me Napolin. Ai do të ndihmojë shokët e skuadrës se re për të kuptuar lëvizjet e kërkuara nga trajneri toskan.

Me Sarrin, shqiptari duhet të luajë në korsinë e majtë, gjithashtu sepse në anën e kundërt, për momentin, Lazio ka Lazzari dhe Marusic. Njoftimi zyrtar i mbylljes së marrëveshjes mund të mbërrijë nesër. Blerja e parë e epokës “Sarri” do të jetë lojtari më i përdorur nga trajneri toskan. “Sarrismo” nis të marrë formë edhe te Lazio.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here