United ka gjetur zëvendësuesin e Pogbas te Bayerni

Paul Pogba bën gati valixhet, United ka gjetur zënvendësuesin e tij te Bayerni.

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Old Trafford gjatë kësaj vere.

Francezit i skadon kontrata me Djajtë e Kuq vitin e ardhshëm dhe kjo është mundësia e fundit për United që të përfitojnë nga shitja e tij.

Portali spanjoll Todo Fichajes, raporton se Manchester United e ka piketuar mesfushorin e Bayernit, Leon Goretzka si zëvendësuesin ideal të Pogbas.

Goretzka ka kontratë me Bavarezët deri në vitin 2022 dhe United synon të përfitojë nga kjo mundësi.

Djajtë e Kuq janë të ofrojnë 40-50 milionë euro për kartonin e gjermanit dhe sipas të gjitha gjasave Goretzka do të transferohet në Old Trafford.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here