Barak tek Milan, ylli i Rossonerëve tek Hellas Verona!

Antonin Barak mund të përfundojë tek skuadra e Milanit këtë verë për shkak se një shkëmbim surprizë po bëhet gati mes dy skuadrave italiane.

Interi dhe Napoli janë gjithashtu të interesuara për shërbimet e tij mirëpo Rossonerët kanë gati planin i cili i përshtatet së tepërmi edhe skuadrës së Veronës.

26 vjeçari çek luan si mesfushor sulmues, pozitë kjo pikërisht ku Milan po kërkon të ndërhyjë këtë verë për të sjellur një emër të ri.

Nga ana tjetër Verona ka shfaqur interesim për shërbimet e Andrea Conti dhe të Mattia Caldara ku njëri ndër ta mund të përfundojë javëve të ardhshme tek kjo skuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here