Florenzi rikthehet në Apenine por kësaj rradhe tek rivalët e Romës!

Pas huazimit tek Paris Saint Germain, Alessandro Florenzi pritet të rikthehet përsëri në Itali mirëpo kësaj rradhe nuk bëhet fjalë për skuadrën e Romës që aktualisht zotëron kartonin e tij.

Italiani nuk e sheh veten më në Olimpico dhe një skuadër e madhe italiane po shfaqë interesim për shërbimet e tij.

Bëhet fjalë për kampionët e Serie A, Interin e cila është e gatshme për të rrëmbyer shërbimet e tij.

Transferimi i tij duket shumë i volitshëm për shkak të çmimit prej vetëm 12 milionë eurosh duke marrë parasysh që Hakimi u shit tek PSG disa herë më shumë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here