Formacionet zyrtare: Belgjikë – Itali

Në orën 21:00 në Mynih do të luhet një finale e parakohshme e këtij Europiani.

Italia dhe Belgjika do të ndeshin brirët, teksa dy trajnerët kanë shuar dyshimet e fundit të formacioneve.

Rikuperon ylli De Bruyne te Belgjika, ndërsa surpriza më e madhe është talenti Doku. Sakaq, nuk do të jetë Eden Hazard, që e nis në stol.

Gjithçka tjetër e konfirmuar te Belgjika e Martinez.

Në anën tjetër, Mancini rikuperon Chiellini që e nis titullar. Chiesa merr vendin e Berardit dhe Verratti konfirmohet duke ulur në stol Locatelli.

BELGJIKË (3-4-2-1): Courtois; Alderëeireld, Vertonghen, Vermaelen, Meunier, Tielemans, Ëitsel, T.Hazard; De Bruyne, Doku; Lukaku.

ITALI (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonuçi, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here