Juventus rikthen interesimin për yllin e Romës

Juventusi ka ringjallur interesin e tij për sulmuesin e Romës, Edin Dzeko, siç raporton “Calcio Mercato”.

Verdhekuqtë kryeqytetas janë të etur për ta hequr boshnjakun nga lista e pagesës, për shkak të rrogës së tij prej 7.5 milionë € në vit.

“Zonja e Vjetër” u përpoq të nënshkruante me Dzeko edhe vitin e kaluar, por ndryshoi mendje në fund, sepse vendosi të kthejë Alvaro Morata.

Tashmë, drejtuesit bardhezinj janë vendosur të provojnë përsëri, përpara sezonit 2021-2022.

Mbetet në dyshim gjithsesi se si do të komportohej boshnjaku me spanjollin në qendër të sulmit, me CR7 që nuk ka pranuar ta bëjë rolin e “pykës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here