Milan në vështirësi për të arritur marrëveshjen me Tonalin!

Milan po has në vështirësi për të arritur një marrëveshje me skuadrën e Brescias për një marrëveshje përfundimtare për Sandro Tonalin, raporton Calcio Mercato.

Rossonerët verën e kaluar paguan 10 milionë euro për ta huazuar atë për një sezon dhe tashmë po kërkojnë blerjen përfundimtare duke ofruar edhe 10 milionë euro të tjera.

Mirëpo Brescia po kundërshton këtë mundësi dhe po kërkon të paktën 15 milionë euro për shërbimet e italianit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here