Spurs kanë shfaqur interesim për Pjanic!

Pas vetëm një viti tek skuadra e Barcelonës duket se Miralem Pjanic do të ndajë rrugët me skuadrën katalanase për shkak të mungesës së lojës nën urdhërat e Ronald Koeman.

Siç raporton e përditshmja katalanase Sport, Tottenham është skuadra e fundit që ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit boshnjak.

Mirëpo për londinezët transferimi i tij duket të jetë shumë i vështirë për shkak se dëshira e vetë boshnjakut është që të rikthehet tek Juventusi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here