Spanja është gjysmëfinalistja e parëq e Europianit.
Spanjollët kanë mundur me shumë vuajtje Zvicrën Shën Petërburg pas gjuajtjes së penalltive.
Një autogol i Zakaria-s ka kaluar në avantazh ekipin e Luis Enrique në minutën e tetë, por zviceranët janë kundërpërgjigjur me Shaqirin minutën e 68-të.
Situata është vështirësuar për Zvicrën në minutën e 77-të, pas kartonit të kuq të marrë nga Freuler.
Pavarësisht inferioritetit numerik, skuadra e Petkovic ka rezistuar dhe ka arritur ta çojë ndeshjen me penallti pasi rezultati ka mbetur i pandryshuar në kohën shtesë.
Lotaria e penalltive i ka buzëqeshur spanjollëve që tani do të përballen në gjysmëfinale me fituesen e Belgjikë-Itali.