Ancelotti hakmerret ndaj Milanit për James: Reali transferon yllin e Rosonerëve

James në San Siro, ndërsa ylli i Milanit te Reali.

Ylli i Evertonit, James Rodriguez sipas të gjitha gjasave do të transferohet te Milani gjatë kësaj vere.

Ditët e fundit është raportuar se kolumbiani ka arritur marrëveshje personale me Rosonerët për të firmosur kontratë tre vjeçare.

Me rikthimin në stolin e Realit, Ancelotti planifikonte që ta transferojë kolumbianin në Bernabeu, mirëpo Milan ka arritur që ta bind James dhe italiani ka kthyer vëmendjen kah mesfushori i Rosonerëve

Portali spanjoll, Don Balon, raporton se Ancelotti ia ka kërkuar Perezit transferimin e Sandro Tonalit.

Ancelotti e sheh Tonalin si një përforcim ideal për vijën e mesfushës dhe Los Blancos do të nisin sulmin për ta rrëmbyer atë nga Milani.

Brescia kërkon 25 milionë euro për Tonalin, ndërsa Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë vetëm 15 milionë euro dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Reali.

Los Blancos janë të gatshëm që të ofrojnë shumën e kërkuar nga Brescia dhe Tonali sipas të gjitha gjasave do të transferohet në Bernabeu këtë verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here