Përfaqësuesi i kombëtares italiane nuk do të luajë në gjysmëfinalen e EURO 2020 kundër Spanjës ndërkohë që jashtë fushave të blerta mund të qëndrojë më gjatë.
15 minuta para përfundimit të ndeshjes me Belgjikën ai u dëmtua dhe u nxorr nga fusha.
Mirëpo një lëndim i tillë nuk ka pasur kurrfarë ndikimi tek Carlo Ancelotti i cili dëshiron ta shohë Leonardo Spinazzolan të veshë fanelën e Real Madrid.
Vlera e tij është rreth 26 milionë euro mirëpo me një kontratë që skadon në vitin 2024 klubi roman po kërkon 30 milionë për shërbimet e tij.
Ai më herët ka qenë pjesë e Juventusit mirëpo nuk arriti asnjëherë që të tregonte veten, ndërsa transferimi tek Real Madrid do të ishte hapi më i madh në karierën e tij.