Milan: Pasuesi i Calhanoglu, marrëveshja është arritur!

Pas humbjes me parametra 0 të Hakan Calhanoglu, Milan është duke e kërkuar një pasues të denjë për të dhe duket që tashmë e ka gjetur atë.

Turku la skuadrën për tu transferuar tek rivalët e qytetit, Interi.

Mirëpo tashmë duket se kjo gjë mund të jetë diçka pozitive pasi në San Siro pritet të vijë një emër edhe më i madh se turku.

Bëhet fjalë për James Rodriguez i cili tashmë ka arritur një marrëveshje me Rossonerët për tu transferuar këtë verë.

Tashmë gjëja e vetme që ka mbetur është të arrihet marrëveshja edhe me Evertonin për shkak se James i ka kërkuar agjentit të tij Jorge Mendes për ta transferuar atë në Milano.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here