Zhvillime dramatike orëve të fundit sa i përket të ardhmes së mesfushorit të Barcelonës, Miralem Pjanic.
Kur të gjithë po prisnin rikthimin e tij tek Zonja e Vjetër tashmë ka ardhur një refuzim nga ana e vetë futbollistit.
Marca ka bërë të ditur që lajme të rëndësishme kanë ardhur për të ardhmen e mesfushorit.
Interesim të madh po shfaqë Interi dhe Tottenham, gjë që ka bërë që ai të ndërrojë mendje dhe të refuzojë momentalisht Juventusin.
Barcelona nga ana tjetër ka marrë vendimin për ta lënë atë që të largohet i lirë vetëm për të reduktuar barrën e rëndë të pagës së tij ku aktualisht paguhet 7 milionë euro në sezon.
Kjo ka bërë që Interi të rikthehet fuqishëm në garë për faktin që paga e tij mund të paguhet duke marrë parasysh faktin që për të nuk duhet të paguhet ndonjë kosto tek Barcelona.