Raiola përsëri iniciator: Ylli i Interit transferohet tek Juventus!

Mino Raiola njihet për disa nga transferimet më të ‘pamëshirshme’ në merkaton e futbollit dhe surpriza e rradhës është duke u bërë gati nga agjenti i mirënjohur.

Kësaj rradhe bëhet fjalë për një futbollist të Interit i cili pritet të ‘dezertojë’ dhe të kalojë në rradhët e Juventusit.

Bëhet fjalë për Andrea Pinamontin i cili pritet të transferohet tek Zonja e Vjetër për shkak të hapësirave të vogla që pati sezonin e fundit nën drejtimin e Antonio Contes.

Cherubini është duke negociuar transferimin e tij dhe Neroazzurët kanë shprehur gatishmërinë për ta shitur atë.

Raiola po punon në këtë drejtim dhe transferimi i tij pritet të kushtojë 13-15 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here