Brekalo përfundon tek gjiganti i Serie A!

Ylli kroat këtë verë pritet që të përfundojë tek rradhët e njërës ndër skuadrave më të mëdha në Serie A.

23 vjeçari kroat ka rënë në radarët e shumë skuadrave të mëdha europiane dhe ky pritet të jetë fundi i aventurës së tij me skuadrën gjermane të Wolfsburg.

Calcio Mercato raporton që Josip Brekalo do të zërë vendin e Achraf Hakimit i cili u largua nga Interi në drejtim të Paris Saint Germain.

Kroati ka disa ditë që është temë e mediave në Itali për një transferim në San Siro dhe negociatat pritet të fillojnë shumë shpejt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here