Këtë verë Isco tek gjiganti i Serie A!

Isco Alarcon ka muaj që po përflitet që do të largohet nga skuadra e Real Madrid.

Nga gjithë këto thashetheme të deritashme duket se ka diçka të vërtetë pasi për spanjollin interesimi nuk është duke munguar as nga skuadra të mëdha.

Bëhet fjalë për AC Milan e cila tashmë përveç transferimit të Brahim Diaz nga Los Blancos po kërkon që të sigurojë edhe shërbimet e mesfushorit spanjoll.

Rossonerët po shpresojnë që ta huazojnë Iscon dhe pastaj të kenë të drejtë blerjeje një sezon më vonë, ide kjo që mund të pranohet nga Real Madrid pasi ai nuk bën më pjesë në planet e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here