Të gjithë kanë kthyer sytë kah Jeremy Doku, një futbollist që deri para ndeshjes së Belgjikës kundër Italisë pak kush e njihte.
Anësori belg i cili është i lindur në vitin 2002, aktualisht është pjesë e skuadrës së Rennes ku u transferua për 26 milionë euro ndërkohë që çmimi i tij aktual besohet që ka kapur vlerën e 60/65 milionë eurove, raporton La Gazzetta dello Sport.
Në mesin e shumë skuadrave të mëdha europiane, interesim për të ka shfaqur edhe Juventusi e cila po kërkon transferimin e tij këtë verë.
Zonja e Vjetër është duke bërë gati ofertën e cila mund të bindë Rennes që të heqë dorë nga talenti i saj.