Formacionet e mundshme: Itali – Spanjë

Çerekfinalja e “Euro 2008”. Finalja e “Euro 2012”. 1/8 finale e “Euro 2016”. Gjysmëfinalja e “Euro 2020”.

Është akoma Spanja kundër Italisë. “Final Four” i “Wembley” hapet me një klasike të vërtetë të futbollit europian, midis dy skuadrave që në letër dukej se ishin në anët e kundërta të bordit. Vetëm axurrët, megjithatë, kanë arritur vendin e parë në grupin e tyre. Spanja, e dyta, pas Suedisë.

Franca mund të kishte përfunduar në këtë “stacion”, gjithashtu, por mrekullia zvicerane ndryshoi hierarkitë. Për të hequr qafe zviceranët, të besuarit e Luis Enrique kishin nevojë për penalltitë. Pritjet e Unai Simon ishin përcaktuese, i cili shpagoi kështu gabimin pararendës kundër Kroacisë, ku u nevojit koha shtesë.

Azzurrëve, gjithashtu iu duhej koha shtesë në 1/8 finale, ndaj Austrisë. Pastaj, në çerekfinale, 2-1 ndaj Belgjikës, rezultat që lejoi ekipin e Mancini të merrte fluturimin për në Londër. Me një vetëdije edhe më të madhe për forcat e veta. Ajo që duhet likujduar tashmë është “La Roja”.

Një ekip fitues, natyrisht, nuk ndryshon. Me përjashtim të ndërrimit të detyruar në korsinë e majtë: Humbja e Spinazzola i hap dyert e titullarit Emerson. Di Lorenzo konfirmohet në të djathtë, si dhe muri Bonucci-Chiellini në qendër të mbrojtjes, para Gigio Donnarumma.

Mesfusha me konfirmimin e Verratti së bashku me Jorginho dhe Barella, ndërsa në sulm Chiesa shkon drejt startimit në krahun e djathtë. Në të majtë, padyshim, Lorenzo Insigne. Në mes të sulmit pritet të konfirmohet Immobile, edhe pas performancës jot ë mirë ndaj belgëve.

Spanja nuk do të ketë Sarabia, i cili humbi gjysmëfinalen me kartonët ndaj Zvicrës. Në sulm, së bashku me Morata dhe Ferran Torres, shanset e Dani Olmo rriten, edhe pse kandidatura e Gerard Moreno, tashmë i aktivizuar në anën e djathtë, mbetet e vlefshme.

Mesfusha me tre nuk do të pësojë variacione, me Pedri dhe Koke në anët e Busquets, ndërsa në mbrojtje Pau Torres duhet të fitojë balotazhin me Eric Garcia për t’u bashkuar me Laporte. Azpilicueta dhe Jordi Alba në korsi, me Unai Simon mes shtyllave.

Ja formacionet e mundshme:
ITALIA (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne.

SPANJA (4-3-3): Unai Simon; Azpilicueta, Pau Torres, Laporte, Jordi Alba; Pedri, Busquets, Koke; Dani Olmo, Morata, Ferran Torres.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here