Bomba e verës: Milinkovic-Savic tek gjiganti i Serie A!

Surpriza e vërtetë e kësaj merkatoje verore padyshim që pritet të jetë Sergej Milinkovic-Savic.

Mesfushori i Lazios është një emër shumë i dëshiruar nga shumë skuadra të mëdha në Itali dhe më gjerë ku pritet që këtë verë ai të largohet nga Olimpico.

Juventus është duke bërë gati një plan spektakolar për transferimin e tij ku edhe Lazio do përfitonte shumë nga kjo marrëveshje.

Massimiliano Allegri është i obsesionuar me mesfushorin serb dhe Zonja e Vjetër nuk po planifikon më të marrë Locatellin dhe ka vendosur të rrisë ofertën dhe në bisedime do përfshijnë Arthur dhe Frabottan.

Claudio Lotito është një president që nuk lëshon pe mirëpo një ofertë e tillë duket që do ta bëj edhe atë të mendojë mirë para se të marrë një vendim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here