Nuk rinovon me Milanin, ylli i kuqezinjëve kalon tek rivalët e Rossonerëve!

Një surprizë e hidhur duket se është duke u përgatitur për Milanin e cila është pranë humbjes së shërbimeve të një futbollisti të saj i cili pritet të kalojë tek rivalët e tyre.

Këtë lajm e ka bërë gazetari i njohur Gianluca Di Marzio për Sky Sport, i cili ka bërë të ditur që Tommaso Pobega është pranë firmës me skuadrën e Gian Piero Gasperinit.

Milan është duke kërkuar një shifër prej 12 milionë eurosh mirëpo Neroazzurët janë të bindur që do të arrijnë të sigurojnë shërbimet e futbollistit.

Sezonin e kaluar ai ishte i huazuar tek skuadra e Spezias ku kaloi një sezon fantastik duke ngjallur interesim të madh.

Milan nuk dëshiron të humbasë shërbimet e tij mirëpo dëshira e futbollistit duket që është për tu larguar nga Milan dhe skuadra e Piolit po synon të paktën një huazim të tij edhe për një sezon tjetër tek Atalanta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here