Bombë: Thomas Muller transferohet në Serie A

Njëri nga lojtarët më të rëndësishëm në dhjetë vitet e fundit te Bayerni, Thomas Muller, ka vendosur që të largohet nga klubi.

Muller ka kontratë me Bavarezët deri në vitin 2023, mirëpo nuk dëshiron ta rinovojë atë dhe është i gatshëm për sfida të reja në karrierë.

31-vjeçari është ende në formë të mirë dhe mund të luaj edhe për disa sezone, prandaj interesimi për të nuk mungon aspak.

Portali spanjoll Todo Fichajes, raporton se interesim për transferimin e Muller kanë shfaqur Milan, Inter dhe Roma.

Vlera e Mullerit  në treg është 30 milionë euro, mirëpo gjigantët italian janë të gatshëm të ofrojnë 15 milionë euro.

Todo Fichajes, shkruan se Roma shihet si favorite për të siguruar shërbimet e gjermanit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here