Gjithçka gati, Marotta bën të ditur blerjen e rradhës!

Beppe Marotta është duke punuar për të zyrtarizuar blerjen e re të Interit dhe gjithçka është duke shkuar sipas planeve të tij.

Objektivi i rradhës është një përforcim në sulm për shkak se e ardhmja e Lautaro Martinez nuk është akoma e sigurt.

Inter më herët po mundohej për transferimin e Giacomo Raspadorit mirëpo gjithçka u pamundësua për faktin që Sassuolo po kërkon hiç më pak se 20 milionë euro për të.

Keita Balde është emri që po kërkohet tani dhe Inzaghi pëlqen shumë emrin e tij kur ky i fundit ka qenë edhe më herët pjesë e Neroazzurëve.

Marrëveshja me Monacon duket shumë pranë të arrihet duke marrë parasysh kontratën që i skadon edhe 1 vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here