Luis Alberto tek rivalët e urryer të Lazios!

Siç raporton Corriere dello Sport, Luis Alberto nuk u shfaqë gjatë ditës së djeshme për të kryer testet mjekësore para fillimit të stërvitjeve për sezonin e ri.

Kjo ka shqetësuar edhe trajnerin Claudio Lotito pasi ishte parashikuar që edhe 28 vjeçari të merrte pjesë në këto teste.

Luis Alberto tashmë është i interesuar për një transferim të mundshëm tek skuadra e Juventusit ose Milanit por interesim për të ka edhe nga Spanja.

Claudio Lotito ja ka bërë të qartë dy skuadrave të mëdha italiane që nuk do të lërë atë të largohet për një shifër më të ulët se 50 milionë euro.

Luis Alberto është një futbollist shumë i rëndësishëm për Lazion dhe Zonja e Vjetër e Rossonerët po punojnë shumë që ta bëjnë atë për vete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here