Atalanta dëshiron 60 milionë euro nga Manchester United për shërbimet e Romero!

Tottenham dhe Barcelona janë gjithashtu në garë për mbrojtësin argjentinas.

Atalanta nuk e ka ndërmend që të lërë Cristian Romeron të largohet nga skuadra për një shifër më të vogël sesa 60 milionë euro, raporton Calcio Mercato.

Skudra nga Bergamo ka një klauzolë për blerjen e tij nga Juventusi me një vlerë prej 16 milionë eurosh dhe ka ndërmend ta shfrytëzojë këtë opsion këtë verë.

Ata janë të gatshëm për shitjen e tij mirëpo i kanë bërë të ditur Djajve të Kuq që nuk do ta lënë të largohet për një shifër më të vogël se 60 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here