Dështojnë dy skuadrat nga Milano, ja skuadra e re e Coutinhos!

Barcelona kërkon me çdo kusht shitjen e Philippe Coutinhos gjatë kësaj vere.

Interesim të madh për brazilianin ka pasur nga Serie A ku skuadrat e Milanit dhe Interit kanë dueluar deri më tani për të siguruar shërbimet e tij.

Mirëpo gjërat tashmë kanë marrë një kahje komplet ndryshe.

Kjo për faktin që në garë për të tashmë ka hyrë edhe Leicester City e cila tashmë është në pole position për transferimin e brazilianit.

Sport deklaron që skuadra angleze qëndron më mirë në aspektin financiar dhe kjo është pikërisht ajo që Barcelona po kërkon, një skuadër që është në gjendje të bëj një ofertë të menjëhershme për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here