Le Sportiu ka bërë të ditur që në drejtim të skuadrës së Barcelonës kanë ardhur disa oferta për sulmuesin danez, Martin Braithwaite.
Sulmuesi mund të jetë pjesë e disa futbollistëve që pritet të largohen nga Camp Nou për të reduktuar koston e lartë të pagave.
Blaugranat momentalisht nuk janë në gjendje që të regjistrojnë futbollistë të rinj në skuadër për shkak të krizës së thellë ekonomike në të cilën gjenden.