Maehle kalon tek gjiganti i Serie A!

Corriere dello Sport është duke vëzhguar me kujdes zërat e fundit të transferimeve në gadishullin Apenin.

Emri i fundit që pritet të ndërrojë skuadër është mbrojtësi i djathtë i skuadrës së Atalantas, Joakim Maehle.

Ai pritet që të përfundojë në rradhët e skuadrës së Interit pasi danezi pëlqehet tej mase nga trajneri i Neroazzurëve, Simone Inzaghi.

Për të krijuar kushtet e nevojshme ekonomike për ardhjen e tij nga skuadra e Interit pritet që të largohet kroati Ivan Perisic i cili nuk bën më pjesë në planet e zikaltërve.

Akoma nuk dihen detajet e këtij transferimi të cilat pritet që të zbardhen gjatë ditëve në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here