Njëri nga lojtarët më të mirë të Italisë në Europian, Manuel Locatelli sezonin e ardhshëm nuk do ta mbaj fanellën e Sassuolos.
Mesfushori i Sassuolos dhe Italisë, Manuel Locatelli ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian pas paraqitjeve mbreslënëse që po bën.
Interesim për Locatellin kanë shfaqur Manchester City, Arsenal dhe Juventus, ndërsa 23-vjeçari ka bërë zgjedhjen e tij.
Drejoti i Sassuolos, Giovanni Carnevali ka deklaruar se Locatelli ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Juventus.
“Kemi marrë ofertë prej 40 milionë eurove nga Arsenali, por Locatelli ka vendosur që ta vazhdojë karrierën te Juventusi. Kemi zhvilluar takim me drejtuesit e Juventusit gjatë kësaj jave dhe do të zhvillojmë takim edhe javën e ardhshme”, ka deklaruar Carnevali.
Mediat italiane raportojnë se Locatelli ka arritur marrëveshje personale me Juventusin dhe se tani mbetet të arrihet marrëveshja mes dy klubeve.