Shkëmbim spektakolar: Mauro Icardi rikthehet në Serie A

Gati shkëmbimi i verës, Mauro Icardi rikthehet në Serie A!

Ish-sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, mund të rikthehet në Itali gjatë kësaj vere falë një super shkëmbimi.

Icardi ka kontratë me PSG deri në vitin 2024, mirëpo Parisienët janë të gatshëm ta shesin argjentinasin, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Pochettinos.

Nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Juventusi, ndërsa SportMediaset, raporton se Biankonerët kanë gati madje edhe ofertën për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit.

Juventus do t’ia ofrojnë Parisienëve kartonin e  mesfushorit të tyre, Arthur Melo, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Allegrit.

Arthur Melo pëlqehet shumë nga Pochettino dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here