Eric Bailly transferohet në Serie A!

Mbrojtësi i Manchester United, Eric Bailly pritet që këtë verë të transferohet në Serie A ku interesimi për të nuk po mungon.

Afrikani i Djajve të Kuq nuk është në planet e Ole Gunnar Solskjaer dhe me ofertën e duhur ai mund të transferohet në Apenine.

Bëhet fjalë për skuadrën e Romës e cila nuk është e sigurt për të ardhmen e Chris Smalling ndërkohë që i ka kërkuar Federico Fazios të largohet.

Jose Mourinho mbetet një fans i Bailly dhe i ka bërë të ditur drejtuesve të skuadrës që kërkon transferimin e tij këtë verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here