Milan transferon yllin e Chelseas!

Paolo Maldini nuk po ndalet këtë verë dhe tashmë është në kërkim të një emri të denjë për të zënë vendin e Hakan Calhanoglus që u largua për tek Inter.

Rossonerët duket se tashmë kanë gjetur emrin e duhur.

Bëhet fjalë për mesfushorin me tipare sulmuese të Chelseas, Hakim Ziyech i cili ka shumë mundësi për tu larguar nga Chelsea këtë verë.

Ai nuk kaloi një sezon të mirë me londinezët dhe raportohet që nuk është më në planet e teknikut gjerman, Thomas Tuchel.

Transferimi i marokenit pritet ti kushtojë Rossonerëve rreth 30 milionë euro mirëpo nuk përjashtohet as opsioni i huazimit të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here