Skuadra e Romës është pranë një goditjeje të madhe në këtë merkato verore.
Jose Mourinho i ka të qartë objektivët e tij dhe tashmë i ka kthyer sytë kah skuadra e Barcelonës.
Bëhet fjalë për mesfushorin boshnjak, Miralem Pjanic i cili edhe vetë ka kërkuar një transferim tek Giallorossët pasi ka refuzuar Juventusin për tu rikthyer në Olimpico.
Për tu larguar nga Barcelona boshnjaku do të kërkojë një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon për dy vite.
Shifra këto paksa të larta për skuadrën e Mourinhos mirëpo e cila duket e detyruar për një ndërhyrje të tillë.