Luis Alberto pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.
Mesfushori i Lazios, Luis Alberto është në qendër të vëmendjes në mediat italiane, pas mos paraqitjes në hapsirat e klubit për të kryer testet mjekësore.
Për të konfirmuar edhe më tepër spekulimet për largimin e tij, Alberto nuk është përfshirë në listën e Sarrit për përgatitjet e sezonit të ri.
Interesim për Alberton kanë shfaqur Inter, Milan dhe Juventus, ndërsa sipas raportimeve të fundit favorit për të siguruar shërbimet e spanjollit janë Rosonerët.
Milan është i gatshëm tia ofrojë Lazios kartonin e Romagnolit, i cili pëlqehet nga Sarri dhe 20 milionë euro në këmbim të Albertos.
Calcio Mercato, shkruan se bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe se Alberto sipas të gjitha gjasave do të transferohet në San Siro.