Zgjidhja për sulmin: Allegri dëshiron njërin nga dyshja e Premier League

Juventus-it i duhet një goditje në sulm.

Sezonin i kaluar ka qenë problematik për shkak të mungesës së një lojtari në nivelet e Cristiano Ronaldo, Dybala ose Morata dhe për këtë arsye Allegri ka përmendur dy emra të nivelit të parë për merkaton e verës.

Sipas Tuttosport, trajneri bardhezi ka kërkuar njërin mes gabriel Jesus dhe Moise Kean.

I pari sponsorizohet nga Danilo, që ka patur mundësinë t’i flasë për projektin e Juventus-it dhe ta bindë të transferohet në Torino.

Por duket se i preferuari i Allegri-t është Kean, të cilin e ka rritur vetë.

Një goditje në merkato do të bëhet, mbetet për t’u parë vetëm se për kë sulmues do të bëhet fjalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here