Zyrtare: Juventus firmos me yllin e Serie A!

Juventus ka njoftuar që ka arritur njërin prej transferimeve më të rëndësishme të kësaj vere.

Zonja e Vjetër kishte muaj që ishte vënë në bisedime për një lëvizje të tillë dhe i gjithë ky mund më në fund u shpërblye.

Bëhet fjalë për Manuel Locatelli i cili ka bërë të ditur që karierën do ta vazhdojë në Torino tek Zonja e Vjetër.

Sassuolo do të përfitojë plot 40 milionë euro ndërkohë që Locatelli do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2026 me një pagë vjetore prej 5 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here