Special One për shopping te Zonja e Vjetër.
Jose Mourinho ka filluar të punojë si trajner te Roma dhe ka piketuar disa përforcime për merkaton e verës.
Special One është duke punuar për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e sulmuesit të Juventusit.
Calcio Mercato, raporton se Mourinho e dëshiron sulmuesin e Biankonerëve, Federico Bernardeschi te Roma.
27-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Massimiliano Allegrit dhe këtë verë do të largohet nga Zonja e Vjetër.
Bernardeschit i skadon kontrata me Biankonerët vitin e ardhshëm dhe për kartonin e tij Giallorosët do të paguajn 10 milionë euro.