E bujshme: Mourinho transferon te Roma yllin e Juventusit

Special One për shopping te Zonja e Vjetër.

Jose Mourinho ka filluar të punojë si trajner te Roma dhe  ka piketuar disa përforcime për merkaton e verës.

Special One është duke punuar për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e sulmuesit të Juventusit.

Calcio Mercato, raporton se Mourinho e dëshiron sulmuesin e Biankonerëve, Federico Bernardeschi te Roma.

27-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Massimiliano Allegrit dhe këtë verë do të largohet nga Zonja e Vjetër.

Bernardeschit i skadon kontrata me Biankonerët vitin e ardhshëm dhe për kartonin e tij Giallorosët do të paguajn 10 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here